Sa para ka dhënë BE për rindërtimin pas tërmetit?
Pas nëntorit 2019-të, BE mori përsipër rindërtimin e 63 shkollave dhe 27 monumenteve të kulturës të dëmtuara prej tërmetit.
Bëhet fjalë për 115 milionë euro. Nga 27 monumente të përqendruara në 8 bashki, kanë përfunduar vetëm 2, Kisha e Rubikut dhe ajo e Kepit të Rodonit. Të tjerat janë në proces.
Për monumentet e kulturës, fondi është 40 milion euro. Këto para shkojnë kryesisht për rindërtimin e muzeve, kalave, kishave dhe mozaikëve.
Bashkia Durrës është përfituesja më e madhe me 5 monumente kulture që restaurohen. Ndërsa në Tiranë këtij procesi do t’i nënshtrohet muzeu historik kombëtar dhe teatri i kukullave.
75 milion euro u dhuruan nga BE për rikonstruksionin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. 23 kanë përfunduar dhe në 10 po kryhen ende punime.
Rruga Press