BotaKryesore

Stërvitja më e madhe e NATO-s në 30 vite, vetëm 200 km larg kufirit rus

NATO po organizon në Norvegji stërvitjen më të madhe ushtarake në 30 vitet e fundit. NATO thotë se stërvitja nuk ka lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, pasi ishte programuar për vitin e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë. Madje aleanca kishte ftuar edhe vëzhgues nga Rusia për të ndjekur stërvitjen, por Moska refuzoi. “Cold Response 2022” (Reagimi/Përgjigja e Ftohtë 2022) po bashkon aleatët nga Europa dhe Amerika e Veriut, duke demonstruar lidhjen e qëndrueshme transatlantike në zemër të NATO-s. Në stërvitjen e quajtur “Përgjigja e Ftohtë” marrin pjesë 30 mijë trupa, 50 anije luftarake dhe 200 avionë luftarakë. Ajo po zhvillohet 200 kilometra larg kufirit me Rusinë.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani nga Kopenhagen: Zbatimi paralel i marrëveshjeve me Serbinë, kusht për dialog të besueshëm

“Forcat aleate duhet të jenë të gatshme për të operuar në çdo mjedis në çdo kusht. Trajnimi në Norvegji i lejon aleatët dhe partnerët e NATO-s të praktikojnë aftësitë e tyre duke vepruar në mjedise ekstreme dhe të ashpra, nga fjordet e ngrira deri te detet e dridhura e deri te malet e mbuluara me akull. Ka një arsye që Norvegjia pret Qendrën e Përsosmërisë së NATO-s për Operacionet e Motit të Ftohtë! Por shumë aleatë të tjerë të NATO-s organizojnë stërvitje dhe ndihmojnë gjithashtu në zhvillimin e kësaj ekspertize, nga Baltiku i ftohtë në plazhet e largëta vullkanike të Islandës deri në Arktikun e Lartë Kanadez”, njofton NATO.

Lexo më shumë  ​Ushtarët e FSK-së përfundojnë ushtrimin fushor ‘’Ujku Alfa’

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *