Shifrat e frikshme/ OKB: Arrin në afro tre milionë numri i refugjatëve nga Ukraina. Ja shtetet ku janë shpërndarë ata
Ngjarjet e fundit në Ukrainë kanë bërë që mbi 2,952 milionë njerëz të largohen nga vendi gjatë 19 ditëve të fundit, tha Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në një deklaratë lëshuar të martën.
Mbi 60% e të gjithë refugjatëve ukrainas, ose 1.791 milion njerëz, kanë kaluar në Poloni, tha ai.
Rumania ka pranuar mbi 453,000 refugjatë, përfshirë 251,000 nga ata që hynë në vend nëpërmjet Moldavisë.
Rreth 264,000 refugjatë kanë hyrë në Hungari, 213,000 në Sllovaki dhe mbi 86,000 Moldavi.
Fluksi i refugjatëve ukrainas në Rusi arriti në afro 143,000 persona dhe në Bjellorusi 1,230 persona (që nga 13 marsi).
Ndërsa situata po vazhdon të zhvillohet, katër milionë njerëz të tjerë mund të largohen gjithashtu nga Ukraina, tha Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara.
Rruga Press