Bota

Rikthehet furnizimi me energji në Çernobil

Furnizimi me energji elektrike është rikthyer në centralin bërthamor të Çernobilit, që është nën kontrollin e forcave ruse, shkruan The Guardian.

Të hënën, operatori shtetëror i rrjetit Ukrenergo tha se centrali i Çernobilit po funksiononte falë gjeneratorëve pasi furnizimi me energji ishte shkëputur sërish. Në Çernobil, më 1986 ka ndodhur katastrofa më e madhe bërthamore në botë, që ka lënë të vdekur qindra persona dhe radioaktiviteti është përhapur në mbarë Europën.

Lexo më shumë  Rusisë i mungojnë forcat për të pushtuar Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës – njofton ISW

Forcat ruse po ashtu kanë marrë nën kontroll edhe centralin e Zaporizhjas më 4 mars. Ky është centrali më i madh bërthamor në Europë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *