Bota

Evropa vazhdon të pranojë çdo ditë mbi 100 mln m³ gaz nga Rusia

Kompania ruse Gazprom ka siguruar se transporti i gazit përmes territorit të Ukrainës është duke vazhduar në përputhje me marrëveshjet, sipas të cilave 109 milionë metër kub dërgohen çdo ditë në Evropë.

Tregtia e gazit mes Rusisë dhe Evropës po shkon pa probleme, sipas Gazpromit, tregtarit më të madh gazit në Rusi, raportoi Reuters ditë më parë.

Lexo më shumë  I arrestuari për sulm ndaj policisë gjermane, pjesë e “Kuvendit gjithëserb”

Varësia nga gazi rus ka bërë që vendet evropiane të përjashtojnë mundësinë e sanksionimit të Gazpromit, tash për tash.

“Gazpromi po furnizon Evropën me gaz rus përmes Ukrainës në përputhje me kërkesat e klientëve evropianë në shumën prej 109.6 milionë metra kub (15 mars)”, tha zëdhënësi i Gazpromit, Sergei Kupriyanov.

Rusia siguron rreth 40% të nevojave të Evropës për gaz, në një masë të madhe përmes tubacioneve të gazit që kalojnë përmes Ukrainës.

Lexo më shumë  Von der Leyen, Costa e Kallas nominohen për postet kryesore në BE

Pas agresionit rus ndaj Ukrainës, vendet e Bashkimit Evropian vendosën të reduktojnë varësinë e tyre nga gazi rus me dy të tretat deri në vitin 2023. SHBA-ja ka hequr tërësisht dorë nga gazi rus.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *