BE-ja do të vendosë paketën e katërt të sanksioneve kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është pajtuar këtë mëngjes për paketën e katërt të sanksioneve, duke përfshirë edhe ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit për oligarkun Roman Abramovichin.
Detajet e plota pritet të publikohen në Gazetën e Bashkimit Evropian gjatë ditës së sotme.
Sanksionet përfshijnë:
Ndalimin e i importit nga Bashkimi Evropian për një sërë produktesh çeliku.
Ndalimin e investimeve të reja në sektorin energjetik rus, me përjashtime të kufizuara për energjinë bërthamore civile dhe transportin e produkteve të caktuara energjetike në BE.
Ndalimin e eksportit të Bashkimit Evropian për mallrat luksoze (p.sh makinat luksoze, bizhuteritë) mbi 300 euro.
Ndalimi i vlerësimit të Rusisë dhe kompanive ruse nga agjencitë e vlerësimit të kredisë së BE-së dhe ofrimi i shërbimeve të vlerësimit për klientët rusë, gjë që do të rezultonte në humbjen e aksesit të mëtejshëm në tregjet financiare të BE-së.
Ndalimi pason diskutimet midis liderëve të BE-së në Versajë të enjten dhe të premten.
Rruga Press