Vazhdon rënia e çmimit të naftës në tregjet botërore, arrin nën 100 dollarë për barrel
Pas një ngritje të theksuar të çmimeve të naftës, aktualisht ka një stabilizim të tyre, ku tashmë një barrel naftë po tregtohet nën 100 dollarë.
Sipas Oil Price, një barrel [159 litra] naftë e papërpunuar po tregtohet me 101 dollarë nga 114 dollarë që ishte ditë më parë. Po ashtu, nafta WTI po tregtohet me 98 dollarë kundrejt 110 dollarë për barrel.
Ditë më parë, naftëtarët në Kosovë kishin paralajmëruar se çmimi i naftës për një litër do të arrin në 2 euro.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari gjatë një konference për medie kishte thënë se nuk ka bllokadë të furnizimit me naftë në tregun e Kosovës.
Hajdari gjithashtu ka theksuar se së bashku me Autoritetin e Konkurrencës janë duke i identifikuar marrëveshjet e tregtarëve, për manipulime të mundshme me produkte në treg.
Rruga Press