Bota

Rusët shpërthejnë kullën e televizionit, vrasin 9 persona dhe plagosin 9 të tjerë

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur në një sulm ajror në një kullë radio dhe televizioni në rajonin Rivne të Ukrainës veriore, tha guvernatori Vitaly Koval.

” Ka ende njerëz nën rrënoja,” tha ai në një postim në internet.

Lexo më shumë  Macron: Vendimi i Supremes në Amerikë për anulimin e tarifave tregon rëndësinë e kundërmasave në demokraci

Sipas një zëdhënësi të Pentagonit, të gjitha forcat ruse mbeten në Ukrainë, duke konfirmuar gatishmërinë e Putinit për të qëndruar në vend.

Trupat ruse po i afrohen gjithnjë e më shumë Kievit, me qytetet Chernigov dhe Kharkiv të rrethuar, ndërsa 50-60 automjete të ushtrisë ruse po përparojnë në qytetin e Izium. Ukraina vazhdon të ofrojë mbrojtje të fortë për Mariupolin, qytetin në mëshirë të bombardimeve, me mijëra të vdekur dhe mungesë uji dhe ushqimi.

Lexo më shumë  Macroni: Vendimi i Gjykatës Supreme në ShBA për tarifat tregon se ekzistojnë kundërpesha ndaj pushtetit

Forcat ruse janë afruar edhe më pranë qytetit jugor të Mykolaiv, duke ngritur shqetësimin se edhe më shumë trupa mund të gjenden në Odessa dhe Kiev.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *