Bota

Foto/Banorët e qytetit të Odesa-s përgatiten për sulme të mundshme ruse

Banorët e Odesës po përgatiten për një zbarkim të mundshëm të forcave ruse.

Të premten, kryebashkiaku i zonës tha se trupat ruse së shpejti mund të rrethojnë qytetin port jugor të Ukrainës në tre fronte.

Odesa, qyteti i tretë më i madh i Ukrainës, është i rëndësishëm për Putinin – nëse ai mund ta kontrollojë atë, atëherë ai mund ta shkëputë Ukrainën nga deti.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Kryebashkiaku Gennadiy Trukhanov ka thënë se forcat ruse do të përpiqen të avancojnë nga territoret që ata kanë pushtuar në rajonin e Mykolaiv të Ukrainës drejt rajonit të Transdniestrisë të kontrolluar nga separatistët e Moldavisë, ku janë vendosur trupat ruse.

Një veprim i tillë gjithashtu mund të shkëputë Odesën nga pjesa tjetër e Ukrainës.

“Gjithashtu, ne mendojmë se ndërkohë që kjo po ndodh, anijet ruse zbarkuese mund të na rrethojnë nga deti”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *