Lajme

Aktivistja e arrestuar i bashkohet protestës pasi lirohet: Ngrihuni dreqi ta hajë

Aktivistja Gjyljana Bakalli, e cila u arrestua katër ditë më parë në protestën e zhvilluar në kryeqytet ishte sërish sot në sheshin para Kryeministrisë pas lirimit nga qelia, duke premtuar hakmarrje. Gjatë fjalës së saj, ajo tregoi se çfarë kishte kaluar në qelitë e paraburgimit, duke shtuar se ishte dhunuar, ndërsa kërkoi që protestës t’i shtohej edhe administrata.

“Zoti e di ca kam hequr ato ditë por s’kam për t’u dorëzuar. Ata policet janë vëllezërit tanë e më vjen keq për ta që duhet t’u binden ca kriminelëve. Mos harroni se në këtë dynja lahen të gjitha, se në atë tjetrën po e po, por në këtë dynja do t’i lani tek fëmijët tuaj. Ju falenderoj të gjithëve për përkrahjen dhe solidaritetin. Ju lutem nesër merrni edhe dy të tjerë me vete, siç binda edhe unë prindërit e mi. Po nuk u bindët, ata do na shtypin! Të gjithë rrezikojmë punën këtu administrata ngrihuni dreqi ta hajë kur do çoheni? Kaq shumë ua ka vrarë nervin?,”-tha ajo ndër të tjera në fjalën e saj.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *