Lajme

Rritja e çmimeve, qytetarët në Shkodër dalin në protestë:Kriza nuk menaxhohet me propagandë

 Qytetarët në Shkodër kanë dalë në protestë ditën e sotme rritjen e çmimeve të shportës ushqimore dhe të karburantit. Me pankarta në duar qytetarët janë mbledhur në qendrën e Shkodrës për të kërkuar uljen e çmimeve.

“Kjo krizë nuk menaxhohet vetëm me propagandë. Luftë na thoshte për tërmetin, luftë pandemia, tani lufta në Ukrainë… Po mashtron popullin. I bëj thirrje mos u tallë me protestuesit, të çosh çmimin e naftës 217 lekë, është tallje, çmimet në markete nuk kanë lëvizur fare, çdo produkti i është rritur çmimi, vetëm rrogat nuk rriten. Në Tiranë do bëhet koncert sot, koncert në kohë krize. Kryeministri e quan protestën turp kombëtar se ashtu quan çdo kërkesë që i bëhet atij. Nuk është turp koncerti, nuk është turp kur ministrja thotë mua më duhet makina, por qytetarët të ecin në këmbë. Kjo është propagandë jo menaxhim. Ajo që bën kryeministri me këto bordet është që të përçajë protestat, pro ne do të vazhdojmë”, tha një prej protestuesve.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *