Bota

Video/ Arrestohet një person në Rusi vetëm se po mbante në dorë një letër të bardhë

Policia ruse e ka arrestuar një burrë në Novosibirsk të Rusisë, vetëm se po mbante në dorë një letër të bardhë, pa mbishkrime.

Oficerët rusë i kërkuan protestuesit dokumentin e identifikimit dhe i thanë se në këtë rajon protestat janë të ndaluara, qoftë edhe me një person të vetëm.

Të dielën demonstrata pati edhe në disa qytete në mbarë Rusinë, për të kundërshtuar sulmin e paprovokuar rus ndaj Ukrainës.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Mbi 700 persona janë ndaluar deri më tani nga policia.

Grupi i të drejtave të njeriut OVD-info, i cili monitoron arrestimet gjatë protestave, tha se deri në orën 18:30 sipas orës lokale, policia kishte ndaluar 745 persona gjatë demonstratave në 37 qytete ruse.

Të paktën 353 prej tyre u arrestuan në Moskë, njoftoi OVD

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *