Bota

Kremlini me qëndrim prej shteti terrorist: Numri i viktimave civile do të jetë i madh

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska ka planifikuar të shmangë viktimat civile dhe të përmbahet nga sulmet në qendrat kryesore të popullsisë, përfshirë Kievin.

Por, në komentet e transmetuara nga Televizioni Rossiya 24, Peskov tha se lufta urbane “do të çojë në mënyrë të pashmangshme në një numër të madh viktimash midis civilëve”.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

“Ministria e Mbrojtjes, duke garantuar sigurinë maksimale të popullatës paqësore, nuk e përjashton mundësinë e vendosjes nën kontroll të plotë të qendrave të mëdha të popullsisë… me përjashtim të zonave që përdoren për evakuime humanitare”, tha Peskov.

Ai shtoi se zyrtarët e SHBA-së dhe BE-së “po e shtyjnë Rusinë drejt sulmeve në qytetet kryesore në Ukrainë, me qëllim që të hedhin përgjegjësinë për vdekjet e civilëve mbi vendin tonë”.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Ne mendojmë se një qëndrim i tillë është provokues”, tha Peskov.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *