Rama që mbushi Shqipërinë me Sputnik V dhe miell serb akuzon popullin si prorus
Edi Rama tha sot se ptotestat e zhvilluara në Shqipëri kundër rritjes së çmimeve, i shërbejnë Rusisë, pasi është pjesë e strategjisë së saj.
“Shqipëria ka lidhur marrëveshje me Rusinë për 50.000 doza vaksine Sputnik V .” -ishte kryelajmi që u shit se megasukses personal i kryeministrit Rama.
Atëherë i’u bë qejfi Rusisë?
Shqipëria marrëveshje të re për import të miellit nga Serbia, e cila nga ana e saj nuk ka ndalur importin me Rusinë.
Tani i bëhet qejfi Serbisë, përkatësisht edhe Rusisë?
Jemi në luftë me Covidin, Shqipëria importon të mira * sanitare ruse:
Jemi në luftë me Rusinë (duke qenë vend anëtar i Natos, konflikti është tek dera),Shqipëria importon të mira ushqimore nga Serbia, nga i vetmi vend në Europë, që nuk e ka sanksionuar Rusinë.
Tash, imazhi i Sputnik-ut në krahët e zyrtarëve shqiptarë të shëndetësisë dhe milionat e miellit serb, qënkan më pak të dëmshëm se protesta e shqiptarëve të ndershëm kundër çmimeve të shportës.
Protestat janë anti Rama, jo anti perëndim, janë anti putiniste, kundër rendit autokratik, që prish dhe nuk rregullon tregjet për qytetarët e zakonshëm të vendit të vet.
©Rruga Press