Bota

Ish-deputeti ukrainas ofron shtëpi e 40 hektarë tokë pranë Kievit për kokën e liderit çeçen

Lideri çeçen Ramzan Kadyrov është një prej besnikëve më të mëdhenj të presidentit rus, Vladimir Putin.

Ai ka thënë se ka dërguar 10.000 ushtarë në Ukrainë për të luftuar kundër ukrainasve.

Në disa raporte është thënë se forcat e tij kanë pësuar humbje të mëdha, e një ish-deputet ukrainas ofron goxha pasuri për kokën e Kadyraovit.

Lexo më shumë  Dokumente të rreme: Si Rusia po përpiqet të mashtrojë me identitetin e ushtarëve të Koresë së Veriut

Yevgeny Rybchinsky premtoi shtëpi dhe 40 hektarë tokë pranë kryeqendrës së Ukrainës, Kiev, për atë që vret Kadyrovin, përcjell kanali “Segodnya” në rrjetin social Telegram të hënën.

Disa media kanë raportuar se edhe vetë Kadyrov ka shkuar në Ukrainë për të luftuar, por kjo nuk është konfirmuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *