Më shumë se 2.5 milionë ukrainas janë larguar nga vendi që nga pushtimi rus
Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia miliona refugjatë janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre. Sipas komisionerit të UNCHR, Filippo Grandi kjo përbën “krizën e refugjatëve në rritje më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”.
Ndërsa shumë banorë në pjesët qendrore dhe lindore të vendit janë zhvendosur në Ukrainën perëndimore dhe larg vijave të frontit, më shumë se 2.5 milionë ukrainas janë larguar tërësisht pas pushtimit të Rusisë më 24 shkurt, sipas vlerësimeve të fundit të Kombeve të Bashkuara.
Shumica e atyre që ikin nga Ukraina janë gra dhe fëmijë. Meshkujt ukrainas të moshës 18 deri në 60 vjeç u ndaluan të largoheshin pasi qeveria e saj kombëtare zbatoi ligjin ushtarak.
Me më shumë se 1.6 milionë ukrainas që kaluan në territorin e saj që nga e premtja, sipas të dhënave të UNHCR-së, Polonia ka pranuar më së shumti refugjatë.
Po ku kanë shkuar ukrainasit?
Që nga pushtimi, më shumë se 245,000 ukrainas kanë hyrë në Hungari, ndërsa mbi 195,000 kanë ikur në Sllovaki, sipas të dhënave të UNHCR-së.
Mbi 328,000 refugjatë kanë mbërritur në Moldavi , tha ministri i jashtëm i vendit Nicu Popescu. Dhe më shumë se 173,000 kanë ikur në Rumaninë fqinje, sipas UNHCR.
Rruga Press