BotaKryesore

(Video) Rusët vrasin gazetarin e New York Times në Ukrainë

Producenti i dokumentarëve dhe gazetari amerikan, Brent Renaud është vrarë në Irpin të Ukrainës këtë të diel.

Renaud është vrarë në qytetin Irpin të Ukrainës nga forcat ruse, ndërsa raportohet se dy gazetarë të tjerë që ishin me të mbetën të plagosur.

Ishte shefi i policisë së Kievit Andriy Nebitov i cili publikoi lajmin në Facebook, duke postuar mjetet e identifikimit të gazetarit si dhe fotot e rënda të trupit të pajetë.
Fillimisht u mendua se Renaud është gazetar i New York Times, por ai ka qenë dikur kontributor për këtë gazetë dhe nuk ishte i dërguari i tyre në Ukrainë. Ai ka mbajtur një badge të vjetër.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Ndërkohë në mediat sociale është publikuar një video nga transportimi i të plagosurve në spital, ku një prej tyre tregon si ndodhi ngjarja e rëndë, por thotë se nuk ka dijeni për gjendjen e kolegut.

“Unë jam Wain, jam nga SHBA, po kalonim urën e parë në Irpin dhe po shkonim të filmonim refugjatët që po iknin dhe prandaj hipëm në një makinë që mundtë na çonte në urën tjetër. Kur kaluam post bllokun ata filluan të na qëllonin , shoferi u kthye mbrapsht po ata vazhdonin të na qëllonin , shoku im Brand është qëlluar, nuk e di është , e pashë që ishte qëlluar në qafë”, tha gazetari.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *