Pas Donetsk dhe Luhansk, Rusia planifikon referendum pavarësie edhe për qytetin e Kherson, zyrtarët ukrainas: Do të kthehemi në një vend pa jetë dhe pa të ardhme
Forcat pushtuese ruse po planifikojnë të organizojnë një referendum në qytetin portual të Ukrainës jugore Kherson për të krijuar një rajon separatist, tha nënkryetari i këshillit lokal.
“Krijimi i (republikës) do ta kthejë rajonin tonë në një gropë të pashpresë pa jetë apo të ardhme”, tha Sergey Khlan në një postim në mediat sociale.
Kujtojme qe Putin njohu pavaresine e dy provincave Donetsk dhe Luhansk, duke e perdorur edhe si pretekst pr luften qe tashme ka nisur.
Rruga Press