Bota

Fëmijët po humbin në mes të kaosit në kufirin ukrainas, raportohet edhe për raste trafikimi

Fëmijë po humbin dhe raste të trafikimit të njerëzve po raportohen nga grupet humanitare dhe vullnetarët rreth kufijve të Ukrainës, mes kaosit të krizës së refugjatëve nga pushtimi rus, raporton Guardian.

Grupet për të drejta dhe bamirësitë që punojnë në shtetet fqinje dhe që kanë pritur refugjatët kanë thënë se kanë parë raste të trafikimit, fëmijëve të humbur dhe zhvatjes ndërsa më shumë se 2.5 milionë njerëz kanë kaluar kufirin në vendet fqinje për t’i shpëtuar dhunës.

Karolina Wierzbinska, koordinatore e organizatës Homo Faber në Poloni, ka thënë se ka parë raste të fëmijëve që janë dërguar vetëm nga prindërit e tyre të dëshpëruar për të takuar të afërmit përreth kufijve ukrainas, por që disa edhe nuk kanë arritur ta takojnë askënd.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Kjo fatkeqësisht nuk është hipotetike, tashmë ka ndodhur”, ka thënë ajo.

“Po pranojmë gjithashtu raste të trafikimit të njerëzve dhe grave që po iu ofrohet punë në Poloni, punë që më pas zbulohet se është joligjore, punonjësit i keqtrajtojnë, dhe nuk i paguajnë”.

Në pothuajse secilin stacion treni, turma njerëzish, shumica burra, mbajnë pankarta në duar duke u ofruar refugjatëve t’i dërgojnë kudo në Evropë.

Në kufirin sllovak, vullnetarët kanë thënë se njerëzit që ofrojnë t’i marrin refugjatët, duhet të paraqesin një dokument identifikimi dhe numrat e tabelës së automjetit.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Unicef ka thënë se vendimi i qeverisë polake për të hapur kufijtë plotësisht për refugjatët ukrainas ishte për t’u duartrokitur, por “ka edhe sfida” në aspektin e mbrojtjes së fëmijëve.

Zakonisht Kombet e Bashkuara do të regjistronin refugjatët në kufij dhe do të identifikonin personat e cenueshëm, si fëmijët e pashoqëruar. “Tani, sigurisht për shkak të shkallës së lartë të refugjatëve dhe faktit që kufijtë janë të hapur, kjo nuk po ndodh, që bën shumë të vështirë identifikimin e fëmijëve”, ka thënë Joe English, zëdhënës i Unicefit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *