Sport

Klasikja e Shqipërisë, Seferi-Xhixha përballë Aralica-Latifi, ja 11-të lojtarët titullarë

Vllaznia e Tirana përballen mes tyre prej orës 16:45, ndërkohë që trajnerët Brdaric e Shehi kanë pasur probleme në prag të kësaj ndeshjeje.

Të dyja skuadrat nuk janë të plota. Në kampin shkodran janë të dëmtuar Gurishta, Jonuzi e braziliani Da Silva, kurse në krahun tjetër Tirana nuk ka të pezulluarit Totre e Tosevski.

Brdaric në këto kushte kalon në 3-4-3, me Bulatovic që luan si qendër e majtë në prapavijë. Nga krahët luajnë Kruja e Hakaj, ndërsa në mesfushë vetëm Krymi e Mustedanagic. Në sulm këtë herë shtohet edhe Çoba, veç kroatit Aralica e Latifit.

Te Tirana ka efekt domino, pasi Toli është zhvendosur në të djathtë të mbrojtjes dhe Hoti e Najdovksi do të luajnë në mesfushë, së bashku me Limajn. Sulmi mbetet i pandryshuar, kurse në qendër të prapavijës rikthehet titullar Behiratche. Edhe Ismajlgeci pritet ta nisë nga fillimi sot.

Formacionet zyrtare:

Vllaznia: Zogoviç, Dianje, Adili, Hakaj, Bulatoviç, Kruja, Krymi, Mustedanagiç, Latifi, Çoba, Aralica. Trajner: Thomas Brdariç

Tirana: Bekaj, Najdovski, Hoxhallari, Behiratche, Ismajlgeci, Toli, Hoti, Limaj, Gjumsi, Xhixha, Seferi. Trajner: Orges Shehi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *