Gjykata fillon lirimin e protestuesve
Pesë protestues janë liruar nga gjykata me masën ”detyrim paraqitje”.
Kjo e fundit ka qenë kërkesë e prokurorisë e cila i akuzon ato vetëm për 2 nga 4 akuzat e ngritura nga policia.
Protestuesit e liruar akuzohen nga prokuroria vetëm për ”prishje te qetësisë publike” dhe ”bllokim të qarkullimit te mjeteve të transportit”.
Pjesa tjetër e protestuesve te arrestuar do dalin para gjykatës paraditen e se dielës.
Rruga Press