Bota

Kroacia kritikon NATO-n që nuk reagoi pasi droni rus u përplas në Zagreb

Zyrtarët kroatë kanë kritikuar NATO-n të shtunën për atë që vlerësuan se ishte reagim i ngadalshëm i aleancës për dronin ushtarak që fluturoi nga zona e luftën në Ukrainë nëpër shtetet anëtare të NATO-s, para se të përplasej në Zagreb.

Droni rus kaloni Rumaninë dhe Hungarinë para se të futej në Kroaci dhe të binte në një fushë të enjten, afër një konvikti studentësh, raporton AP. Rreth 40 vetura të parkuara u dëmtuan, por nuk u lëndua askush pas shpërthimit të fuqishëm që u dëgjua.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

NATO tha se kishte gjurmuar lëvizjen e objektit. Por, kryeministri kroat tha se autoritetet shtetërore nuk u informuan dhe se NATO reagoi vetëm pasi u pyet nga gazetarët.

“Nuk mund ta tolerojmë këtë situata, as nuk duhej të ndodhte kurrë”, ka thënë kryeministri Andrej Plenkoviq.

“Ky ishte kërcënim i pastër dhe i qartë dhe bashkë NATO-ja dhe BE-ja duhej të reagonin. Ne do të punojmë për ta rritur gatishmërinë jo vetëm për ne, por edhe për të tjerët”.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Rusia dhe Ukraina kanë mohuar se e kanë lëshuar dronin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *