Lajme

Protesta në Shqipëri – Nesër në orën 11:00 sërish protestë

Nga bulevardi para kryeministrisë ku po protestohet kundër rritjes së çmimeve, është lajmëruar se do të ketë sërish protestë nesër po në të njëjtën orë.

Qytetarët do të vazhdojnë protestat dhe do të mblidhen sërish nesër nga sheshi “Skënderbej” për te kryeministria.

Qytetarët janë duke protestuar në ditën e katërt lidhur me rritjen e madhe të çmimeve të naftës ditët e fundit në vend.

Lexo më shumë  SHBA, Blinken uron 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Ata kërkojnë ndërhyje nga qeveria tek taksat e naftës dhe tek çmimi në mënyrë që të ulet.

Ndërkohë, shumë qytete të vendit i janë bashkuar kësaj proteste, duke bllokuar edhe rrugë, teksa ka pasur edhe shoqërime nga policia.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *