Boll me Edi Ramën! Një popull s’mund t’i nënshtrohet një njeriu
Edi Rama nuk mund te fshihet pafundesisht pas non grata-s se Sali Berishes.
Ai nuk ka liçence per te vjedhur.
Ai nuk mundet te na grabise, te na fuse doren ne xhep ne emer te dores se fshehte te tregut, nese protestojme te na gjuaje kokes me shkop gome, e ne fund te viktimizohet “oh po kunder meje eshte Sali Berisha”.
Populli eshte ne rruge.
Studentet, shoferet, fermeret, biznesi i vogel, aktivistet, artistet, madje dhe femijet.
Edi Rama duhet te jape doreheqjen.
Krize pas krize, deshtim pas deshtimi, proteste pas proteste, duket sikur po e shtyn me inercine e kalit te semure.
Ai nuk ben dot me shume.
Po ia njohim suksesin tek fasadat e rilindjes urbane, kasat fiskale dhe rripat e sigurimit, por kupa eshte mbushur dhe eshte derdhur.
Nuk mundet me arrogance dhe PR te na ushqeje me çorben e neoliberalizmit te semure, dhe rregullave te lojes te kapitalizmit klientelist qe shtrydh klasen e mesme dhe te varferit.
Nuk mundet te vazhdoje te personalizoje shtetin dhe t’ia pershtase humoreve te tij delirante.
Ai duhet te ike.
Me siguri Kuvendi i Shqiperise do jete i afte te krijoje nje qeveri te re, me nje kryeminister te ri.
Por boll me Edi Ramen!
Nje popull s’mund t’i nenshtrohet nje njeriu.
Marrë nga Lolita
Rruga Press