Kulmi i krizës ekonomike! Shefi i Beratit nxjerr “Range”-in luksoz për protestuesit
Edhe pse sheshet e Shqipërisë janë mbushur plot për tre ditë me radhë dhe kërkohet ulja e çmimit të naftës e të shumë produkteve të tjera, Berati nuk e ndjen këtë krizë. Madje vetë Drejtori i Policisë së Beratit ka nxjerrë në terren mjete të llojit “Range Rover” që erdhën në Shqipëri për të shoqëruar të ‘fortët’ që ranë në rrjetën e Operacionit Forca e Ligjit.
Përtej kësaj, është harxhimi i këtyre mjeteve luksoze që rrëmben vëmendjen, ndërkohë që jemi në kulmin e krizës ekonomike dhe çmimi i naftës nuk njeh ulje. Një mjet i tillë mund ta shpenzojë rrogën minimale të një qytetari shqiptar (30 mijë lekë të reja) brenda pak orësh duke shoqëruar protestues që u duhen plotë 30 ditë për të bërë këto para. Në Google rezulton se mjete të tilla janë dy llojesh, 5.0 me benzinë dhe 3.0 me naftë, llogaritë bëjini vetë! /dosja.al/
Rruga Press