Sport

“Fajtor është vetëm Putini”, Kloppi në krah të qeverisë britanike: Sanksione ndaj Chelsea? Veprim i drejtë

Sanksionet që qeveria britanike ka ndërmarrë kundër pronarit të Chelsea, Roman Abramovich, janë kthyer në temë kryesore në ishull. Në lidhje me këtë ka folur edhe trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.

“Jam dakord me qeverinë britanike, por Tuchel dhe lojtarët nuk kanë asnjë përgjegjësi për atë që po ndodh. Vetëm një person është përgjegjës për këtë, Vladimir Putin, vetëm ai. Në lidhje me Abramovich nuk e di, por ajo që ka bërë qeveria britanike me duket e drejtë”, u shpreh Klopp në konferencë për shtyp.

Klubi londinez po përballet me një situatë të paimagjinueshme, ku bllokimi i aseteve të pronarit Roman Abramovich mund t’i çojë drejt falimentimit, gjithnjë nëse qeveria britanike nuk zbut masat kundër tyre, ose në rastin më të mirë, nëse klubit shitet sa më shpejt të jetë e mundur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *