Lajme

Kreu i shoqatës së fermerëve publikon 5 kërkesat: Ministrja e Bujqësisë s’jeton me situatën

TIRANË- Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli ka reaguar sërish sot për situatën në të cilën ndodhen fermerët shqiptarë duke ironizuar ministrjen e Bujqësisë. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se ministrja e Bujqësisë nuk e ka mendjen tek vështirësitë e tyre, pasi ka injoruar edhe protestën e tyre mëngjesin e sotëm në Lushnje. Ndër të tjera në statusi e tij, ai ka renditur disa nga kërkesat e fermerëve dhe i bën thirrje qeverisë për të krijuar kushte të favorshme për fermerët e blegtorët.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

Postimi i plotë i Ervin Resulit:

Ministrja e Bujqësisë se ka mendjen tek fermerët dhe nuk jeton me situatën! Fermeret/Blegtoret duhet ta marrin vet situaten ne dore. Kërkesat e fermerëve/blegetorve janë këto: 1. Vendosja e një çmimi fiks për naften e fermerve në vlerën 1 EURO/LITRI , si rajoni. 2. Te vendoset tavan për çmimet e inputeve bujqësore. 3. Riformulimi i skemës mbështetëse. Heqja të gjithë skemave që nuk shkojnë drejtpërdrejt tek fermeri. 4. Dyfishimi i financimit të skemës mbështetëse si Kosova dhe rajoni. 5. Heqja e dyshemesë dhe tavanit për skemat mbështetese( nr. krereve, sip. e mbjella) Krijoni kushte qe fermert te prodhojne dhe konsumatoreve mos tu mungoje ushqimet baze.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kryetari Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nëntorit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *