KryesoreLajme

Kosovë/ Përgjysmohen çmimet e biletave për studentë, pensionistë e invalidë të luftës

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi, ka marrë vendim që çmimi i biletave të autobusit për disa kategori të përgjysmohet nga çmimi aktual.

Në bazë të vendimit, kategoritë që përfitojnë nga përgjysmimi i çmimit të biletës së autobusëve janë fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët.

Lexo më shumë  Mbajtja e ligjeratave për Gjykatën Speciale nëpër shkollat e Kosovës u bë me marrëveshje të nënshkruar nga ish ministri Arsim Bajrami dhe Faton Fetahu, tani avokat i PDK-së

“Duke pasur parasysh lëvizjet e çmimeve këtyre ditëve dhe në përputhje me kompetencat tona, kemi marrë vendim që të ndikojmë direkt në uljen e këtyre çmimeve për kategoritë që prek më shumë kjo gjendje”, ka shkruar Durimishi në Facebook, ku ka publikuar vendimin.

Sipas tij, kjo çmimore hyn në fuqi menjëherë dhe mbetet e tillë deri në normalizimin e çmimeve të derivateve të natës.

Lexo më shumë  Tallja e “Huffington Post”: Diella, kulmi i absurditetit me luftën ndaj korrupsionit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *