Bota

“Kemi arritur në një pikë kthese”, Zelensky optimist: Jemi në rrugën e fitores

Ndërsa Vladimir Putin tha gjatë një takimi me presidentin e Bjellorusisë, Lukashenko, se ka zhvillime pozitive në negociatat mes Moskës dhe Kievit, presidenti Ukrainas ka një tjetër qëndrim.  

Në një video të publikuar në kanalin e tij në “Telegram”, Volodymyr Zelensky shprehet se Ukraina ka arritur tashmë në një pikë kthese strategjike. “Ne jemi tashmë në rrugën e fitores”, tha ai.

Lexo më shumë  "Turistët snajperistë" dhe “çetnikët e fundjavës” - kush ishin të huajt në rrethimin e Sarajevës?

Ndërkohë, në një tjetër video, Zelensky komenton vendimin e Rusisë për të bërë pjesë të ushtrisë së saj mercenarë nga Lindja e Mesme dhe Siria. “Raketa, bomba, artileri e rëndë dhe tashmë edhe mercenarë nga Siria. Ata do të kryejnë vrasje në një tokë të huaj”, tha Zelensky.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Publikohen foto të reja nga pasuria e Epstein që tregojnë Trump, Bannon, Bill Clinton dhe njerëz të tjerë të profilit të lartë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *