Lajme

VIDEO/ Ngrihen studentët e Universitetit Bujqësor, bllokojnë rrugët

Nuk ndalen protestat në Shqipëri.

Revolta ka përfshirë thuajse çdo qytet të vendit, ndërkohë që Tirana mbetet epiqendra e lëvizjes kundër qeverisë.

Këtë të premte janë ngritur në protesta edhe studentët e Universitetit Bujqësor.

Pasi kanë protestuar përpara godinave universitare për çmimet e larta dhe pamundësinë e jetesës, ata kanë vijuar protestën në rrugë.

Lexo më shumë  Dosja ‘Balluku’ është llahtari - Rreth 6500 SMS, tendera në këmbim me apartamente deri tek bisedat për jahte

Studentët kanë bllokuar rrethrrotullimin e Kamzës, ndërsa u kanë bërë thirrje shoferëve të bashkohen me ta.

Më pas ata kanë nisur marshimin në këmbë drejt Tiranës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *