Lajme

Rritet 25% çmimi, arrin 100 lekë buka masive

Çmimi i bukës masive në disa furra të Tiranës sipas konstatimeve të Monitor në terren është rritur 25%. Buka masive e bardhë dhe e zezë nga 80 lekë po shitet 100 lekë.

Kryetari i Shoqatës të Bukës, Brumërave dhe Pastiçerive Gëzim Peshkopia tha për Monitor se nga furrat e bukës mielli po blihet me çmim 85 lekë/kg nga 45-50 lekë/kg që shitej më parë.

Sipas tij rritja e çmimit të miellit të bukës vjen për shkak të dyfishimit të çmimit të grurit të importit. “Rritja e çmimit të bukës nuk është masive në të gjithë tregun.

Më të prekur nga rritja e çmimit të miellit nga 45-50 lekë/kg që ishte më parë në 85 lekë/kg janë furrat që nuk tregtojnë produkte pastiçerie, por vetëm bukë.

Lexo më shumë  Kryeziu reagon ndaj lajmit të rremë të Klanit të Devollëve: Nuk ka qenë e vërtetë as në 2023, as sot

Po ashtu më të prekur janë furrat e vogla të bukës që nuk furnizohen nga fabrikat e blojës me miell ku çmimi është 4 lekë më pak. Rritja e çmimit të miellit është ndikuar nga rritja e çmimit të grurit në tregjet e huaja.

Grosistët kanë përfunduar kontratat e furnizimit me grurë me çmimin 250 USD/ ton, tani po furnizohen me çmim 500-600 USD/ton”.

Kryetari i shoqatës të Bukës dhe Brumërave nënvizon se aktualisht nuk ka mungesë të furnizimit me miell për furrat e bukës. “Të gjithë duhet të mbajnë hapur furrat e bukës. Furnizimi i popullatës me produkte buke duhet të jetë prioritet për furrat, pavarësisht kostos të shtrenjtuar, ashtu siç ndodhi edhe në pandemi”, nënvizon z.Peshkopia.

Lexo më shumë  Funksionalizimi i nënstaciont Ferizaj 3, Rizvanolli: Ky investim mundëson furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm

Operatorë të tregut parashikojnë tjetër shtrenjtim të çmimit të miellit për furrat e bukës në 90 lekë/kg. Çmimi i bukës shënoi rritje edhe në muajin shtator 14% për shkak të shtrenjtimit të çmimit të grurit nga rritja e kërkesës pas pandemisë.

Sakaq në dyqanet e produkteve ushqimore për muajin mars mielli po tregtohet 20% më shumë.

1kg miell “Primo” për muajin mars u shit 100 lekë nga 80 lekë/kg që shitej në muajin shkurt. Çmimet e shitjes janë të njëjta edhe për miellin “Mokra” 70-80 kg po shitet 100 lekë./Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *