Bota

Ushtria ruse po përballet me vështirësi, thonë zëdhënësi i forcave të armatosura të Francës

Ushtria ruse ishte e përgatitur dobët për pushtimin e Ukrainës dhe tani po përballet me shumë vështirësi në terren, “sidomos në fushën e logjistikës dhe atë të inteligjencës”, ka thënë zëdhënësi i forcave të armatosura franceze, Pascal Ianni për France2.

“Është e mundshme se një sulm në Kiev do të bëhet në ditët në vijim, por në fakt marrja nën kontroll e Kievit është krejtësisht çështje tjetër dhe do të marrë kohë shumë të gjatë”, ka thënë ai, duke treguar “problemin me rezerva” të ushtrisë ruse.

Lexo më shumë  OKB paralajmëron për “mizori” tjera në Mianmar

“Ushtria ruse është gjithashtu e kapur nga pranvera e parakohshme”, tha ai referuar shkrirjes së borës dhe vështirësisë së lëvizjes së ushtrisë nëpër baltë.

Një konvoj rus ishte parë duke avancuar në Kiev për ditë, por imazhet e reja kanë treguar se është shpërndarë dhe rigrumbulluar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *