Fermerët e Myzeqesë në protestë kundër rritjes së çmimit të naftës, bllokojnë kryqëzimin “Pushimi i shoferit”
Prej orës 08:30 të mëngjesit të sotëm, 11 mars fermerët e Myzeqesë janë grumbulluar te vendi që njihet si “Pushimi i shoferit” në aksin nacional Lushnje- Rrogozhinë.
Qëllimi i tubimit është sensibilizimi i qeverisë për ndryshimet drastike të çmimeve që kanë lidhje dhe prekin drejtpërdrejt bujqësinë.
Ata tha se do bllokojnë rrugën nga revolta e rritjes së çmimit ët naftës fatura e së cilës është e papërballueshme për të punuar tokën.
Ata kërkojnë që qeveria të rishikojë skemën e rimbursimit pasi thonë se në këtë situatë janë të falimentuar.
Në këtë kryqëzim kanë zbarkuar një numër i lartë i efektivëve te policisë të cilët qëndrojnë aty për të mos lejuar bllokimin e qarkullimit.
Rruga Press