Protesta në Tiranë, protestuesit bllokojnë qarkullimin e automjeteve në disa akse
Protesta në Shqipëri kundër rritjes së çmimit të naftës sot ka marrë përmasa edhe më të mëdha se ditën e djeshme.
Protesta filloi përballë Kryeministrisë, kurse në këto momente protestuesit janë shpërndarë nëpër akse të rëndësishme të Tiranës ku kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Deri më tani raportohet se është bllokuar kryqëzimi i Bulevardit Dëshmorët e Kombit, Rruga Myslym Shyri dhe Rruga e Kavajës.
Raportohet edhe se një pjesë e konsiderueshme e shoferëve i janë bashkuar protestës duke i fikur automjetet e tyre.
Ndërkohë kanë filluar edhe arrestimet e para nga ana e policisë.
©Rruga Press