Lajme

Avokatja thirrje Ramës: Hiq akcizën dhe ndalo korrupsion, kështu ulen çmimet

Qytetarët e Tiranës ashtu siç paralajmëruan ditën e mërkurë janë mbledhur sërish të enjten para kryeministrisë për të kërkuar uljen e çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore.

Për avokaten Mirela Jorgji rritja e çmimit të naftës nuk lidhet me luftën në Ukrainë, por me korrupsionin që po bën administrata Rama

Ajo i ka kërkuar kryeministrit heqjen e akcizës dhe uljen e tvsh-së në mënyrë që shqiptarët të marrim frymë lirisht.

Më vjen mirë që më në fund shqiptarët po reagojnë për xhepin dhe ekonominë e tyre. Fakti që plasi lufta në Ukrainë nuk do të thotë që kryeministri dhe kompanitë e hidrokarbureve të abuzojnë. I bëj thirrje Ramës nëse më ndjek, i kam shkruar sdida herë dhe i kam thënë shiko sektorin e Porto Romanos, ke një individ që u vë gjoba kompanive. Artor Zurriqi, e akuzoj publikisht dhe i çoj faktet në SPAK. E akuzoj sepse është kthyer në një sipërmarrje të pakërkuar duke u vënë gjoba sektorit të naftës. E komandove si drejtues dhe të erdhi mirë që po bën korrupsion në atë sektor. Abuzimi me çmimin e naftës nuk vjen thjeshtë prej luftës, shihni korrupsionin në administratë. Nuk heq dorë nga ky fakt. Jemi vendi më i pasur në naftë dhe minerale, jemi vendi më i vjedhur nga politika në 30 vjet. Ballshi, Patoz-Marinza, Kuçova notojnë në naftë, e tmerrshme që shqiptarët vuajnë për naftë. Kompanitë kanadeze po vjedhin damarët e naftës shqiptare. Rama të pezullojë akcizën të ulë tvsh-në për naftë’, tha Jorgo në fjalën e saj mbajtur para protestuesve.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *