Rusia në izolim të plotë – Edhe gjigandi kinez Tik-Tok sanksionon përdoruesit në Rusi
TikTok-u ka bllokuar të gjithë përmbajtjen jo-ruse në Rusi, por po lejon që përmbajtja historike e ngarkuar nga llogaritë vendase të qëndrojë në internet, duke përfshirë videot nga shërbimet e mediave të mbështetura nga shteti.
Kompania e aplikacionit me pronësi kineze, që shërben për ndarjen e videove, tha të dielën se kishte ndaluar transmetimin e drejtpërdrejtë dhe ngarkimin e përmbajtjeve të reja në Rusi, pasi Kremlini kriminalizoi përhapjen e atyre që ai i konsideron të jenë lajme të rreme për pushtimin e Ukrainës.
Masat e TikTok-ut janë shtrirë në bllokimin e të gjithë përmbajtjeve jo-ruse, që do të thotë se e vetmja përmbajtje që përdoruesit rusë mund të shohin janë videot e vjetra të ngarkuara nga llogaritë me bazë në Rusi.
Qasja ruse në përmbajtjen e internetit nga brenda dhe jashtë Rusisë është tkurrur rëndë që prej pushtimit të Ukrainës. Facebookut dhe Twitterit u janë bllokuar shërbimet e tyre nga rregullatori rus i komunikimit, pasi platformat tërhoqën përmbajtje nga ofruesit e lajmeve të mbështetura nga media shtetërore në të gjithë Evropën. Twitter ka lançuar një version të mbrojtur nga privatësia të faqes së tij për të anashkaluar mbikëqyrjen dhe censurën.
©Rruga Press