Kryeministri letonez: Ukrainës duhet t’i jepet statusi i kandidatit për në BE
Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins ka thënë se Ukrainës duhet t’i jepet statusi i kandidatit për në BE dhe se vendet duhet të dërgojnë një sinjal se “ne duam që Ukraina të bashkohet me familjen e BE-së”.
Ai tha se duhet të fillojmë të ecim në rrugën e këtij procesi, në lidhje me anëtarësimin e Ukrainës në BE, duke shtuar se ushtria e BE-së ka nevojë për forcim.
Karins tha gjithashtu se nëse vendi i tij do të ndalonte blerjen e energjisë ruse, kjo do të ndihmonte në ndalimin e makinës ushtarake të Putinit.
© Rruga Press