Kongresi amerikan miraton bojkotin e naftës ruse
Kongresi amerikan ka miratuar projektligjin për ndalimin e importit të naftës e gazit nga Rusia me propozim të presidentit Biden. Urdhri ka sjellë rritje të benzinës në vend që shkonte deri në 30% rritje në disa shtete të SHBA-ve krahasuar me një vit më parë.
Kongresi amerikan ka miratuar urdhrin e presidentit Biden për të ndaluar importin e naftës dhe gazit nga Rusia.
Çmimet globale të naftës shënuan rritje pas vendimit të presidentit Biden.
Çmimi i benzinës në Shtetet e Bashkuara po arrin nivele rekord.
Në Kaliforni ai është rritur me 30% krahasuar me një vit më parë.
Ndërsa tregjet globale ndeshen me mungesa furnizimi dhe çmimet e naftës janë ngritur, Moska mund të mos e ndjejë menjëherë goditjen. Por në një periudhë afatgjatë, bllokimi i importeve të sektorit të saj energjitik, pritet të jetë një goditje shumë më e rëndë sesa sanksionet financiare.
Presidenti Biden vendosi ndalimin e importeve pas presionit të madh nga ligjvënësit demokratë e republikanë. Ai autorizoi hedhjen në treg të 30 milionë fuçive naftë nga rezervat strategjike amerikane, ndërsa zyrtarët e tij janë në kontakt me prodhuesit e naftës në Venezuelë dhe Arabinë Saudite për të kompensuar humbjet nga furnizimi rus.
Shtetet e Bashkua importojnë vetëm 8 % të nevojave të tyre për naftë nga Rusia, ndërsa Bashkimi Evropian varet nga Rusia për rreth 40 për qind të nevojave për gaz natyror dhe 27% sa i përket naftës.
Bashkimi Evropian tha se do të ulë blerjet e gazit natyror rus me dy të tretat gjatë vitit 2022.
Ndërsa Britania e Madhe njoftoi bllokimin gradual të importeve të naftës deri në fund të këtij viti.
Ndalimi i blerjeve të naftës ruse dhe kriza e vazhdueshme në Ukrainë kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve botërore të naftës, duke arritur në mbi 132 dollarë për fuçi të martën.
Rruga Press