Sport

Florian Marku e sfidon në ring, kampioni Conor Benn merr vendimin zyrtar

Florian Marku prej kohësh e kërkon dhe e sfidon hapur Conor Benn. Kampioni britanik dhe i botës në peshën Welter është një nga boksierët më të mirë për momentin teksa ka 20 fitore dhe asnjë humbje dhe Marku e ka sfiduar hapur atë në një duel në Londër.

Edhe agjenti i Markut ka sugjeruar se do të ishte një nga ndeshjet më të ndjekura në kryeqytetin anglez pasi 20 mijë apo më shumë shqiptarë do ta mbështesnin sportistin kuqezi.

Lexo më shumë  “Reuters” shkrim për Kombëtaren: Nga goli më i shpejtë te tifozët fantastikë, Shqipëria solli surpriza në EURO 2024

Gjithsesi, Conor Benn sot ka marrë dhe vendimin zyrtar për duelin e radhës për të mbrojtur titullin e tij WBA dhe do ta bëjë më 16 Prill.

Rivali i kampionit continental nuk do të jetë Florian Marku por 34-vjeçari Chris Van Heerden i cili mban një rekord prej 34 fitoresh dhe 2 humbjesh në karrierë.

Conor Benn deklaroi se ka menduar edhe përballje me Kell Brook dhe Chris Eubank Jr por sipas tij, më i vështiri si rival ishte pikërisht boksieri nga Afrika e Jugut të cilin do ta sfidojë më 16 Prill në “Manchester Arena”.

Lexo më shumë  BBC vlerëson Kombëtaren: Shqipëria, gati për të bërë historinë ndaj Spanjës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *