Bota

Video/ Sulmi barbar mbi spitalin e fëmijëve në Ukrainë

Sulmi rus mbi një spital fëmijësh në Mariupol ditën e mërkurë në Ukrainë, solli reagime të shumta nga e gjithë bota për brutalitetin e forcave të Putin, të cilat tani nuk përjashtojnë nga shënjestra e tyre edhe foshnjat.

Ndërkohë që pala ruse në reagimin e saj pretendon se kishin të dhëna që në maternitet nuk ka patur fëmijë, por ushtarë ukrainas.

Lexo më shumë  Koreja e Jugut do të udhëheqë për herë të parë stërvitje të përbashkëta detare me SHBA-në

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova akuzoi Ukrainën për vendosjen e pozicioneve luftarake në spital.

Sulmi mbi Mariupol erdhi pavarësisht se Rusia ra dakord për një armëpushim 12-orëshe për të lejuar evakuimin e qytetarëve.

Rruga Press

Lexo më shumë  Presidentja Maia Sandu thotë se ribashkimi i Moldavisë me Rumaninë përshpejton pranimin në BE
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *