Bota

Kongresi amerikan do të miratojë 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Udhëheqësit e Kongresit amerikan kanë arritur një marrëveshje dypartiake për të siguruar 13.6 miliardë dollarë për Ukrainën.

Financimi do t’i bashkëngjitet një pakete të gjerë shpenzimesh qeveritare që pritet të kalojë gjatë dy ditëve të ardhshme.

Madhësia e paketës së Ukrainës është dukshëm më e lartë se ajo që kishte kërkuar Shtëpia e Bardhë.

Lexo më shumë  Starmer: SHBA-ja mund të përdorin bazat britanike për sulme mbrojtëse kundër raketave të Iranit

Përafërsisht gjysma e parave do të shkojnë për ndihma humanitare dhe ekonomike, ndërsa gjysma tjetër do të ndihmojë mbrojtjen e Ukrainës dhe vendeve fqinje.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se sapo ka folur me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosin, të cilën e falënderuar për mbështetjen.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  "Përmirësimi i arsenalit tonë bërthamor është thelbësor" - Macron: Do rrisim numrin e kokave bërthamore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *