(Video) Në Tiranë protestohet për naftën, Rama shijon koncertin në Dubai mes sheikëve
Shumë qytetarë kanë mbushur sheshin para Kryeministrisë pasditen e sotme në protestën e parë të thirrur kundër rritjes së çmimit të naftës.
E teksa kjo protestë po zhvillohet në Tiranë, kryeministri Edi Rama me disa ministra të kabinetit të tij qeveritar po shijojnë koncertin e këngëtares së oborrit qeveritar, Vikena Kamenica, si dhe Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve në Dubai. Ata fluturuan në Dubai paraditen e djeshme për të marrë pjesë në panairin “Dubai Expo 2020”.
Sot në kuadër të këtij panairi pati edhe një ceremoni të veçantë për Ditën e Republikës së Shqipërisë. Në Dubai Rama është pritur edhe nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe. Mësohet se Rama dhe 5 ministrat e tij do të kthehen në Tiranë nesër në drekë.
Rruga Press