Bota

“Rusia shumë shpejt s’do arrijë të paguajë borxhin, falimenti është i pashmangshëm”

Rusia shumë shpejt nuk do të jetë në gjendje që të paguajë borxhin e saj, thotë një prej agjencive kryesore të vlerësimit mbi besueshmërinë e marrjes së borxhit.

‘Fitch Rating’ në parashikimin e saj ka ulur vlerësimin për qeverinë ruse duke paralajmëruar se falimenti është “i pashmangshëm”, raporton BBC.

Vlerësim të njëjtë kanë bërë dhe agjencitë S&P Global dhe Moody’s, që e shohin falimentimin e Rusisë të mundshëm para se Vladimir Putini të pushtojë Ukrainën.

Lexo më shumë  Belgjika sekuestron një anije ruse në kuadër të masave të sanksioneve në Detin e Veriut

Kjo situatë vjen pas sanksioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë për shkak të ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.

Rusia ka një borxh prej 40 miliardë dollarë, ku rreth 20 miliardë janë borxh i jashtë sipas “Financial Times”.

Vlerësimi për borxhin ka si qëllim të ndihmojë investitorët për të kuptuar nivelin e rrezikut që ndeshen kur blejnë borxhin e një vendi apo siç njihen ndryshe bonot.

Renditja e ulët do të thotë se mundësitë për të mos ripaguar janë shumë të mëdha.

Lexo më shumë  Zbulohet mënyra se si e kishte marrë vesh Mossadi vendndodhjen e Khameneit

Vlerësimi më i fundit për Rusinë vjen pasi Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA morën vendimin për të ndaluar importin e naftës nga Rusia.

Rubla ruse ka njohur rënie rekord ndërsa ndërkombëtarët vazhdojnë të rrisin sanskionet.

Muajin e kaluar banka qendrore e Rusisë dyfishoi interesat në përpjekje për të ndaluar zhvlerësimin e monedhës vendase.

Dhjetëra kompani botërore përfshirë McDonald, Coca-Cola dhe Starbucks janë larguar nga Rusia pas pushtimit të Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *