Borrell: Pasojat e luftës do të jenë të gjata, do të përballemi me krizë në…
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, deklaroi sot në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg se pasojat e luftës do të jenë të gjata.
“Sfidat me të cilat përballemi kërkojnë një qëndrim të fortë nga ana jonë,” tha Borrell.
Ai theksoi gjithashtu se, “do të përballemi me problemet e furnizimit me gaz, refugjatët, ndryshimin e politikës së mbrojtjes dhe sigurisë”.
Rruga Press