Lajme

Kosova arrin marrëveshje me Turqinë dhe Poloninë për FSK-në

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar nismën për dy marrëveshje ndërkombëtare, një me Turqinë dhe një me Poloninë, që kanë të bëjnë me ngritjen ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Me Turqinë, është miratuar marrëveshja për “Statusin e Forcave SOFA”. Sipas ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, marrëveshja është nënshkruar që FSK-ja të jetë forcë ndërvepruese me vendet e NATO-s, duke marrë parasysh raportet bilaterale me vendet mike.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Ndërsa me Poloninë, është miratuar “Marrëveshja Teknike”, e cila do t’i mundësojë trupave të FSK-së qëndrimin e përkohshëm në Poloni. Madje, FSK-ja do të jetë pjesë e operacioneve bashkë me vendet partnere, sipas kryeministrit Albin Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *