Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, edhe Bosnja kërkon anëtarësimin në BE

Pas Ukrainës, Gjeorgjisë e Moldavisë edhe Bosnje Hercegovina ka kërkuar t’i jepet statusi kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Kërkesa është bërë nga anëtari kroat i presidencës së vendit dhe nuk ka pëlqimin e atij serb, Millorad Dodik.

Anëtari kroat i Presidencës së Bosnje Hercegovinës, Zeljko Komsiç i dërgoi një kërkesë zyrtare të martën Bashkimit Evropian për dhënien e statusit të vendit kandidat.

Kjo është hera e parë që vendi kërkon të bëhet shtet anëtar i bllokut evropian.

Lexo më shumë  Billie Eilish, Olivia Dean, Bad Bunny, Justin Biber dhe shumë artistë të tjerë protestojnë kundër ICE dhe Trump-it në fjalimet e tyre në Grammy

Sipas Komsiç, marrja e statusit kandidat për në BE do të forconte sigurinë dhe sovranitetin e vendit.

Ai shtoi se kërkon gjetjen e një mënyre për të përshpejtuar procesin drejt anëtarësimit të plotë, duke marrë parasysh tendencat e ngjarjeve gjeopolitike në lindje të Evropës.

Në letër, Komsiç theksoi nevojën për ta parë Ballkanin Perëndimor si pjesë të Evropës në mes të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s javën e kaluar ka deklaruar se Bosnja Hercegovina dhe Gjeorgjia rrezikohen nga konflikti për shkak të influencës ruse në këto dy shtete.

Lexo më shumë  Grevat mbarëkombëtare paralizojnë transportin publik në të gjithë Gjermaninë

Në Bosnje Hercegovinë, anëtari serb i presidencës, Millorad Dodik i cili njihet për marrëdhëniet e mira me presidentin rus, Vladimir Putin nuk ka guxuar të dënojë Rusinë për sulmin ndaj Ukrainës në 24 shkurt.

Kujtojmë që më herët gjatë këtij muaji, statusin e vendit kandidat për t’u anëtarësuar në BE e kanë kërkuar, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina, pikërisht për tensionet në lindje të kontinentit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *