KryesoreLajme

Renditja skandaloze/ Tirana kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë, ndër të fundit në botë

Tirana renditet si kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë dhe ndër të fundit në botë, sipas Numbeo, sistemi më i madh i të dhënave për koston dhe cilësinë e jetesës.

Çmimet e larta të shtëpive në raport me të ardhurat, ndotja, fuqia e ulët blerëse, koha e qëndrimit në trafik, sistemi i pafavorshëm i kujdesit shëndetësor, janë disa nga treguesit që e bëjnë kryeqytetin shqiptar të pozicionohet keq në këtë renditje.

Në renditjen e re të vitit 2022, Tirana është në vendin e 229, në përkeqësim nga viti i mëparshëm kur ishte në pozicionin e 222. Kryeqyteti shqiptar renditet ndër të fundit në botë, nga 255 qytetet që janë marrë gjithsej në renditje.

Nga kryeqytetet e tjera të rajonit, Sarajeva e Bosnjë Hercegovinës renditet në vendin e 188, duke pasur pozicionimin më të mirë në Ballkan. Beogradi i Serbisë renditet në vendin e 206 dhe Shkupi i Maqedonisë së Veriut në pozicionin e 216.

Kosova dhe Mali i Zi mungojnë në këtë renditje.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Sipas shpjegimit të metodologjisë nga Numbeo, Indeksi i Cilësisë së Jetesës (sa më i lartë aq më mirë) është një vlerësim i cilësisë së përgjithshme të të jetuarit, që përdor një formulë empirike që merr në konsideratë treguesit e mëposhtëm:

-Indeksi i fuqisë blerëse (sa më i lartë aq më mirë është). Tirana është në vendin e 122, ndër të fundit në Europë)

-Indeksi i ndotjes (më i ulët është më mirë) – Kryeqyteti shqiptare është në vendin e 243, imë e ndotura në Europë dhe ndër të fundit në botë nga 255 gjithsej. Raporti i çmimeve të shtëpisë ndaj të ardhurave (sa më i ulët aq më mirë është). Tirana është në vendin e 207, ndër qytetet më të shtrenjta në Europë për të blerë një shtëpi në raport me të ardhurat)

-Indeksi i kostos së jetesës, (më i ulët është më mirë). Këtu kryeqyteti renditet pak më mirë, në vendin e 67, ku renditja fillon nga më i liri.

-Indeksi i sigurisë (më i lartë është më mirë). Kryeqyteti shqiptar renditet në vendin e 129, një pozicion i moderuar.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

-Indeksi i Kujdesit Shëndetësor (më i lartë është më mirë). Tirana është në vendin e 245, e fundit në Europë dhe ndër 11 të fundit në botë.

-Indeksi i kohës së qëndrimit në trafik (më i ulët është më mirë). Këtu Tirana renditet nga fundit në vendin e 182).

-Indeksi i Klimës (më i lartë është më mirë), ku kryeqyteti renditet në vendin e 86, me një klimë relativisht të përshtatshme).

Në Europë, qyteti më i mirë për të jetuar është Zyrihu në Zvicër, i ndjekur nga qytete të tjera po në Zvicër, si Baseli, Gjeneva. Më pas renditen Eindhoven në Holandë, Kopenhagën në Danimarkë.

Qytetet me cilësinë më të mirë të jetës në botë janë Raleigh, NC, United States; Canberra, Australia; Adelaide, Australia.

Qytetet me cilësinë më të keqe për të jetuar në botë janë Dhaka, Bangladesh; Lagos, Nigeria; Tehran, Iran; Manila, Philippines. /Revista Monitor/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *