‘Na shushati’/ Polonia ofroi avionët luftarakë në Ukrainë, SHBA e refuzon: Të befasuar
SHBA e refuzoi një propozim nga Polonia për të dërguar të gjithë avionët e saj luftarakë Mig-29 të prodhimit sovjetik në Ukrainë nëpërmjet një baze ajrore amerikane në Gjermani. Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se “perspektiva e avionëve luftarakë në dispozicion të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që nisen nga një bazë e SHBA dhe NATO-s në Gjermani, për të fluturuar në një hapësirë ajrore që kundërshtohet nga Rusia për Ukrainën, ngre shqetësime serioze për të gjithë aleancën e NATO-s”.
SHBA-ja u kap në befasi nga propozimi i Polonisë, e cila erdhi si përgjigje ndaj thirrjeve në rritje të Ukrainës për aleatët perëndimorë për ta furnizuar atë me avionë ushtarakë për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus.
Analisti ushtarak, Kol Brendan Kearney i tha BBC-së se ishte “shushatur nga qasja që po marrin polakët”.
Ai tha se “pilotët ukrainas mund të kalojnë kufirin për në Poloni dhe të fluturojnë me to për në Ukrainë”, gjë që “duket si një veprim shumë më i lehtë, shumë më i zgjuar”.
“Qëllimi përfundimtar afatgjatë për të marrë të tjerë avionë MIG-29 shtesë nga Ukraina është fisnik, është një qëllim i mirë, por ne duhet të kemi njerëz të ulur që e dinë se për çfarë po flasin dhe të dalin me një plan që është I realizueshëm,” shtoi Kol Kearney.
Rruga Press