Bota

Klitschko: Kievi do të rezistojë deri në vdekje nëse është e nevojshme

“Çdo shtëpi, çdo rrugë, çdo pikë kontrolli do të rezistojë deri në vdekje nëse është e nevojshme”

Kështu shprehet kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Kiev, Vitaly Klitschko, i cili zotohet se qyteti i tij nuk do të dorëzohet pa luftë.

Klitschko theksoi se betejat luftarake janë duke u zhvilluar në shumë zona dhe se askush nuk do të lëvizë nga Kievi.

Lexo më shumë  Seuli: Rusia, raketa kundërajrore Koresë së Veriut në këmbim të ushtarëve

“Betejat po vazhdojnë. Në këtë moment në Bucha, Irpin, Gostomel, djemtë tanë po zhvillojnë një beteja! Mund t’ju them se askush nuk do të lëvizë nga Kievi. Çdo shtëpi, çdo rrugë, çdo pikë kontrolli do të rezistojë deri në vdekje nëse është e nevojshme.”

Ai tha se askush nuk dëshiron të vdesë, por është i gatshëm për të vdekur nëse kjo është e nevojshme për të mbrojtur fëmijët dhe familjet në Kiev.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

“Askush nuk dëshiron të vdesë. Por nëse është e nevojshme, ne do të mbrojmë fëmijët tanë dhe familjet tona. Shtëpitë tona janë shkatërruar, e ardhmja jonë është lyer me gjak, duan të na marrin, por kjo nuk do të ndodhë”

Ndërkohë, ministrat e Jashtëm të Ukrainës, Rusisë dhe Turqisë do të takohen të enjten në Turqinë jugore, teksa lufta në Ukrainë është intensifikuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *