Bota

Lewandowski shkëput kontratën me ‘Huawein’ për shkak të përkrahjes së Rusisë

Lojtari i Polonisë dhe sulmuesi i Bayernit të Mynihut, Robert Lewandowski, ka shkëputur marrëveshjen e tij të sponsorizimit me gjigantin kinez të teknologjisë “Huawei” pasi u shfaqën akuza se kompania ka ndihmuar Rusinë për të mbrojtur lidhjen e saj në internet nga sulmet e hakerëve pro Ukrainës pas sulmeve të Rusisë.

“Kemi marrë vendim për t’i dhënë fund bashkëpunimit të marketingut mes Robert Lewandowskit dhe kompanisë ‘Huawei’.

Ne i kemi ndërprerë të gjitha promocionet e kësaj kompanie nga ana jonë”, ka thënë menaxheri i Lewandowskit, Tomasz Zawislak në një komunikatë pa specifikuar arsyen e vërtetë të ndërprerjes së bashkëpunimit. Edhe kompania “Huawei” gjithashtu ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Lewandowskin.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

“Huawei CBG Poloni shpreh keqardhje për përfundimin e partneritetit të saj me Robert Lewandowski. Ne respektojmë vitet e bashkëpunimit tonë dhe i urojmë shumë suksese në të ardhmen”, tha dega polake e gjigantit kinez, e cila i cilësoi akuzat për ndihmën ndaj Rusisë si “lajme të rreme”.

Lewandowski është njëri prej futbollistëve që ka shprehur mbështetjen e tij për popullin e Ukrainës pas pushimit rus, duke mbajtur një shirit me ngjyrat e flamurit ukrainas gjatë një ndeshjeje me Bayernin.“Bota nuk mund ta pranojë atë që po ndodh atje. Shpresoj se e gjithë bota do ta mbështesë Ukrainën”, kishte thënë Lewandowski pas sulmeve të Rusisë që nisën në fund të muajit të shkuar.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *